Turistja nepaleze përplaset nga 20-vjeçari me motor në Berat, të dy në gjendje të rëndë

5 June 2024, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turistja nepaleze përplaset nga 20-vjeçari me motor në Berat,
Ura e Varur, Berat

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka nodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit.

Aksidenti ka ndodhur pranë “Urës së Varur”, ku një 20-vjeçar me motor ka përplasur një shtetase nga Nepali. 32-vjeçarja kishte ardhur si turiste në vendin tonë.

Sipas raportimeve paraprake, të dy kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur për kurim drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke hetuar për të zbardhur dinamikën e aksidentit.


Video