Tubimi para Bashkisë, protestuesit tentojnë të futen me dhunë brenda godinës (VIDEO)

26 April 2024, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tubimi para Bashkisë, protestuesit tentojnë të futen me

Protesta para bashkisë së Tiranës, e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Teatrin u përshkallëzua edhe sot në episode të dhunshme.

Më herët protestuesit hodhën bomba molotov para bashkisë, ndërsa pati përplasje mes policëve dhe pjesëmarrësve në protestë.

Ndërkohë këshilltarët e opozitës po kërkojnë mënyrë për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.

Ata kërkojnë që të futen në godinë duke i bërë thirrje policisë që të lirojnë rrugën. Siç shihet në video ata kanë arritur të cajnë gardhin metalik.

Edhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Tedi Blushi, tentoi më parë të futej me forcë në ambientet e bashkisë Tiranë.

 


Video