
Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderat e gjashtë shteteve europiane, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, si dhe kreun e NATO-s Mark Rutte, Ursula Von Der Leyen dhe presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, për të diskutuar mbi mundësitë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zelensky e ka quajtur takimin si shumë të rëndësishëm dhe një hap para drejt rrugës së paqes. Ai tha se diskutuan për garancitë e sigurisë, por shtoi se për çështje më sensitive si territori, do të diskutojë gjatë takimit trepalësh me Trump dhe Vladimir Putin, për çka ai është i gatshëm të marrë pjesë.
"Patëm një bisedim shumë të mirë me presidentin Trump. Jo më i miri, më i miri do të vijë, por ishte shumë i mirë. Folëm për garancitë e sigurisë. I isha falenderues gruas tuaj për fëmijët e rrëmbyer, shpresoj që të jetë historike, për njerëzit që të kthejnë pas fëmijët. Shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje. Gjërat sensitive, territori, e të tjera, do t'i diskutojmë në takimin trilateral. Kjo është shumë e rëndësishme. Na duhen pas të gjithë njerëzit, jo vetëm fëmijët, edhe të rrobërit e luftës", u shpreh Zelensky.
"Do të shikosh disa lëvizje pozitive. Besoj se do të lirohen 1 mijë të burgosurit e luftës. Ishte një takim shumë i mirë, faleminderit për vlerësimin pozitiv", tha Trump.
"Duhet ta luajmë mirë këtë, dhe t'i japim fund sa më parë. Duhet t'i japim fund. Dua të të falenderoj për këtë që po bën por edhe kolegët europianë", tha kreu i NATO-s, Mark Rutte.