PAMJET "LIVE" / Çfarë po ndodh në SHBA? Zbrazet "Times Square", dyshime për vendosje bomash!

18 August 2025, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET "LIVE" / Çfarë po ndodh në SHBA? Zbrazet
Sheshi Times Square i zbrazur, Nju Jork

Sheshi i famshëm "Times Square" në Nju Jork është zbrazur plotësisht ditën e sotme teksa policia ka vendosur shiritat duke rrethuar zonën.

është e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa mediat amerikane paraprakisht raportojnë se autoritetet po kryejnë hetime.

Publiku është udhëzuar të qëndrojë larg zonës, ndërsa në shesh është parë një anëtar i ekipit anti-eksploziv, duke ngritur dyshimet se mund të ketë pasur në alarm për bombë.

PAMJET "LIVE" / Çfarë po ndodh në SHBA? Zbrazet
Ekipi anti-eksploziv në Times Square, New York

Gjithashtu në vendngjarje ka një numër të madh zjarrfikësesh dhe ambulanca.


Video