Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë i veshur me një xhaketë të zezë, pasi një gjë të tillë ia kishin kërkuar amerikanët, siç raportoi Wall Street Journal.
Ky moment nuk i shpëtoi gazetarit republikan Brian Glenn, i cili në takimin e parë e kritikoi duke e pyetur se përse nuk vishet me kostum.
"Dukesh mirë" i tha gazetari Zelenskyt, ndërsa ai ia ktheu: "Unë jam veshur, ndërsa këtë herë je ti pa kostum".
Zelensky ka deklaruar se nuk dëshiron të veshë kostum, për aq kohë sa vendi i tij është nën pushtimin rus.