Tronditëse në Greqi! 13-vjeçarja përdhunohet dhe filmohet nga 6 djem, 3 prej tyre shqiptarë

24 December 2025, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse në Greqi! 13-vjeçarja përdhunohet dhe filmohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një vajzë e mitur 13-vjeç është abuzuar seksualisht dhe filmuar nga një grup djemsh, tre prej të cilëve shqiptarë. 

Mediat fqinje shkruajnë se e mitura është me origjinë nga Filipinet, ndërsa është abuzuar nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç. 

13-vjeçarja ka dëshmuar se makthi i saj filloi në shkurt dhe zgjati deri në prill, ku pesë të miturit, kanë përfituar nga marrëdhënia miqësore që viktima kishte me njërin nga djemtë, 15-vjeçarin.

Mësohet se ai e çoi atë në një zonë të përbashkët të një pallati, si dhe brenda tualeteve të grave të një parkingu në Selanik, ku e abuzua, ndërsa njëkohësisht regjistruan veprimet e tyre me telefon. Mediat greke shkruajnë se një pjesë e videos është publikuar në rrjetet sociale.

Ndaj 6 djemve është ngritur akuzë për veprat penale të përdhunimit, akteve seksuale me të mitur, pornografi për hakmarrje, pornografisë me fëmijë dhe shkeljes së Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Video