Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një çiklist shqiptar ka gjetur vdekjen në Santa Maria a Cubito, pasi u shtyp nga një furgon.
Policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin e më pas u largua në këmbë, raportojnë mediat italiane.
I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Ucciero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere.
Çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga automjeti me 4 persona brenda tij, pas një përplasjeje që mori nga ana e pasme.
Kur kuptuan tragjedinë, 4 personat në furgon në vend që të shpëtonin viktimën janë larguar në këmbë duke e lënë mjetin në vend. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia në stacionin Villa Literno.