Tragjike/ Humb jetën një turist në Butrint

11 June 2025, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike/ Humb jetën një turist në Butrint
Butrint

Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint.

Një shtetas i huaj i ndodhur me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, nuk është ndjerë mirë.

Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës. Mësohet se gjatë rrugës për në spital, i huaji është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Sipas bluzave të bardha, dyshohet për atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë.

Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.


Video