Tragjike, aksident me dy viktima në rrugën e Arbrit

4 January 2023, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Tragjike, aksident me dy viktima në rrugën e Arbrit
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksidsent i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e Arbrit.

Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në segmentin Bulqizë-Maqellar, në afërsi të urës Qeranecit. Paraprakisht dyshohet për dy viktima dhe persona të tjerë të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, përplasja ka qenë shumë e fortë, ku makina është shkatërruar thuajse totalisht.

Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.

Tragjike, aksident me dy viktima në rrugën e Arbrit


Video