Tragjedia me tifozët e PAOK-ut që u aksidentuan në Rumani, identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar

27 January 2026, 22:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia me tifozët e PAOK-ut që u aksidentuan në Rumani,
Homazhe per viktimat

Një aksident fatal me shtatë viktima ndodhi në Rumani, ku pjesë ishin tifozë të PAOK-ut, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë.

Në furgon ishin dhjetë persona mes tyre, dy me kombësi shqiptare, por me nënshtetësi greke. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se 29-vjeçari Vasil Palo është një nga viktimat, ndërsa shqiptari tjetër Genci Sadiku është i plagosur, por jashtë rrezikun për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë udhëtimit të tifozëve drejt Lionit të Francës, ku PAOK do të luajë një ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League.

Sipas autoriteteve, furgoni që transportonte tifozët u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi tentoi të parakalonte një kamion-cisternë,.

Një video e publikuar nga kamera e një automjeti tregon momentin dramatik kur furgoni devijon nga korsia dhe përplaset me kamionin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Planet Webradio (@planetwebradio.gr)

Përplasja rezultoi fatale për shtatë tifozë, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur rëndë.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve. Dhjetëra tifozë të tjerë të PAOK që ishin nisur për në Lion janë kthyer në Greqi. Ndërkohë, kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga Federata Europiane e Futbollit.

Ngushëllime për aksidentin tragjik kanë shprehur gjithë liderët e partive greke, por edhe klubet e futbollit të Greqisë.


Video