Trafikonin drogë dhe ua shisnin turistëve, arrestohet çifti shqiptar në Rodos, policia bastisi banesën e tyre në mesnatë!

17 August 2024, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trafikonin drogë dhe ua shisnin turistëve, arrestohet çifti

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift shqiptar.

Mësohet se arrestimi i çiftit ka ardhur pasi policia zbuloi se ata trafikonin heroinë në Rodos dhe ua shisnin atë turistëve.

Të arrestuarit janë të moshës 22 dhe 38 vjeç ndërsa ndalimi i tyre u bë në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.

Në dhomën e gjumit u është gjetur një çantë me një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram.

Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes.

Çifti u arrestua ndërsa droga dhe sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Video