Tjetër aksident me vdekje në vend/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 77-vjeçari në Koplik

15 October 2023, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër aksident me vdekje në vend/ Makina përplas
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Koplik.

Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut  ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video