Thirret për të tretën herë në SPAK kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri (VIDEO)

22 April 2025, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Thirret për të tretën herë në SPAK kreu i Komisionit
Jonaid Myzyri në SPAK

Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish sot, (për herë të tretë) në SPAK. 

Në video, Myzyri shihet duke hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. 

Dyshohet se Myzyri, ka lejuar procedura tenderimi që më herët ishin anuluar, por zyrtarisht arsyeja e thirrjes së tij në SPAK ende nuk dihet. 

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë që shqyrton ankesat në procedurat e tenderave publikë, koncesionet dhe dhëniet e lejeve minerare.




Video