Tentativë për ta eliminuar fizikisht Metën? Blushi: Drejtuesit e burgut të bëjnë shumë kujdes

21 October 2024, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentativë për ta eliminuar fizikisht Metën? Blushi: Drejtuesit e
Tedi Blushi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përveç arrestimit, mund të ketë pasur edhe një përpjekje për ta vrarë Ilir Metën këtë të hënë.

Pasi akuzoi SPAK se ka shpërndarë pamjet e ndalimit të Metës, teksa nxirret me forcë nga makina, Blushi tha: “Edhe Putini tregohet më i kujdesshëm, nuk i filmon kundërshtarët kur i arreston. Madje mund të ketë pasur edhe një tentativë për ta eliminuar fizikisht Ilir Metën. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes, të bëjnë shumë kujdes!”, tha Blushi.

 

 


Video