Tensione në "Astir", disa arrestime pas përplasjeve me policinë (VIDEO)

6 September 2025, 22:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në "Astir", disa arrestime pas përplasjeve me
Tensione në "Astir", disa arrestime pas përplasjeve me policinë

Disa arrestime kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir, pasi dyshohet se nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore.

Në informacionet paraprake thuhet se disa persona janë vënë në pranga, teksa nga pamjet shihet një numër i lartë policësh në vendngjarje.

Nga videoja shihet se një grua po bërtet me zë të lartë, teksa policia shihet që po ndërhyn tek një tjetër person.

Ende nuk dihet se sa të përfshirë ka në këtë situatë. Blutë po vijojnë të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll situatën.


Video