Temperatura deri në 28 gradë! Si do jetë moti për sot?

23 May 2024, 07:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura deri në 28 gradë! Si do jetë moti për sot?

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtëzuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës shirat të jenë prezent në zonat Lindore – Juglindore. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

 


Video