Tarifa në Rrugën e Kombit që po ju vjedh 80 lekë qytetarëve, Qafoku: Skandaloze!

14 November 2022, 15:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tarifa në Rrugën e Kombit që po ju vjedh 80 lekë
Roland Qafoku

Qytetarët që udhëtojnë në rrugën e Kombit dhe kalojnë traun në autostradën Milot-Morinë, duhet të paguajnë një tarifë të standarte prej 5 eurosh. Por nëse nuk ju gjendjen 5 euro, dhe ju duhet të paguani me lekë shqiptare, kursi i këmbimit, nuk përkon me atë zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Konvertimi i euros në para, bëhet me një kurs më të lartë dhe qytetarët nëse paguajnë me lekë shqiptare iu duhet të paguajnë rreth 80 lekë më shumë.

Gazetari Roland Qafoku e ka konsideruar si skandaloze këtë "vjedhjeje" që po iu bëhet xhepave të qytetarëve.

“Më mjaftoi informacioni i kronikës tuaj, si dhe dua të përgëzoj dritare.net dhe Dritare TV që tërheq vëmendjen për një gjë të tillë. Ju jeni në Web dhe Facebook, por në të vërtetë jeni një dritare internacionale, sepse këto janë rrjete internacionale. Kjo problematik që ju keni sjell në vëmendje kërkon guxim dhe një vëmendje të shtuar. Për mua kjo situatë është skandal, pasi kursi i euro ka qenë në rënie për shumë kohë, nuk dihet që kur ka qenë 132. Sot euro është 117 dhe nuk ka shqiptar të mos kryej veprime me euro. Unë në Morinë kam shumë kohë pa shkuar, por ja se çfarë mësova. Ky kurs nuk mund të ndryshoj ndoshta brenda 24 orëve, por jo për një kohë kaq të gjatë. Kjo kërkon një vëmendje dhe monitorim të shtuar të shtetit. E vlerësoj këtë që Dritare ka bërë dhe duhet shpërndarë kjo video dhe ky lajm sa më shumë, pasi është një problem jo i vogël është një vjedhje e hapur.”,u shpreh Qafoku në "Dritare Tv".


Video