SPAK “zbarkon” në jug të vendit! Kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një vilë të Ermal Beqirit

30 March 2026, 23:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK “zbarkon” në jug të vendit! Kontrolle në dy vila
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit.

Mësohet se kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys Agasit dhe në një vilë të Ermal Beqirit. Kontrollet janë kryer me vendim të GJKKO.

Hetuesit e BKH kanë marrë materiale dhe pajisje nga vilat.

Prokuroria e Posaçme ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ky aksion vjen në vijim të një hetimi të thelluar të SPAK, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili ka zbuluar një skemë të dyshuar kriminale që lidhet me manipulimin e tenderave publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas organit të akuzës, kjo skemë dyshohet të jetë realizuar përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë ndaj operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat tenderuese.

 

 


Video