Berisha tha se Skënder Hitaj është njeriu i Ballukut, ministri Lamallari mbron kryepolicin e ri

30 March 2026, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha tha se Skënder Hitaj është njeriu i Ballukut, ministri

Emërimi i Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit ka ndezur debat në skenën politike, vetëm pak orë pasi vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa qeveria e cilëson këtë një hap drejt forcimit të rendit dhe sigurisë, reagimet nga opozita nuk kanë munguar.

Sali Berisha e cilësoi Hitajn, si njeri të Belinda Ballukut.

Por ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se Hitaj është një figurë me eksperiencë të gjatë në radhët e policisë, duke e cilësuar si një oficer karriere që ka spikatur në disa qarqe të vendit për performancën e tij.

Ministri nënvizoi gjithashtu se përzgjedhja nuk ka qenë një vendim i njëanshëm, por pjesë e një procesi të mbikëqyrur nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Europian, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë fazave të intervistimit dhe vlerësimit.

"Duke qenë se nuk i shpëtuam as kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse sot është miratuar për caktimin në detyrë të zotit Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri, por edhe të çdokujt që do vijë, duhet të marrë parasysh që do ketë dhe akuza dhe baltën e opozitës. Policisë së shtetit i duhet dhënë besim.

Zoti Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj prej 9 vitesh që kur unë pata nderin t’i bashkohesha Ministrisë së Brendshme dhe ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin dhe jam shumë i lumtur që si një ndër kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata të BE-së që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në intervista, ka spikatur kontributi i tij.

Por si Hita dhe pasardhësit, dhe si ata që do vijnë, janë mësuar tanimë që gjithçka bëhet politike dhe çfarëdo që ata të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që hedh vetëm baltë", tha ai.


Video