SPAK operacion antidrogë, lëshohen 20 urdhër-arreste për trafik lëndësh narkotike

27 June 2023, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK operacion antidrogë, lëshohen 20 urdhër-arreste për
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka lëshuar të paktën 20 urdhërarreste këtë të martë.

Urdhërarrestet janë lëshuar në drejtim të një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik droge.

Operacioni aktualisht është në vijim e sipër dhe sipas Dacit është shtrirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Vetë SPAK në një njoftim thotë se do të ketë një konferencë për shtyp lidhur më këtë operacion që zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

“Sot, në orën 13.30, pranë ambienteve tona në SPAK, do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar & në bashkëpunim me autoritete të huaja”.

 


Video