Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja janë zbardhur nga marrja në pyetje në SPAK e gazetarit Elton Qyno.
Prej më shumë se 10 orësh, qyno ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është pyetur nga prokurori, dyshohet lidhur me disa publikime të bëra prej tij në media, që konsiderohen si sekret hetimor.
Mësohet se pasi është marrë në pyetje, gazetari Qyno është shoqëruar në banesën e tij nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët i kanë kontrolluar banesën dhe zyrën.
Kontrolle pritet të kryhen edhe në ambientet e “Ora News”, megjithatë nuk është konfirmuar ende nëse hetuesit kanë mbërritur në televizionin ku punon Qyno.