Sot përfundon afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

6 June 2025, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot përfundon afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH,
Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano në një konferencë për shtyp

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm.

Sipas Euronews Albania, një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së.

Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet.

Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.


Video