Sokol Çomo, zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Ankimimit

30 June 2023, 14:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sokol Çomo, zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm
Sokol Çomo

Sokol Çomo është zgjedhur sot kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ai do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27 korrik 2023

Votimi i fshehtë u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Sokol Çomo u zgjodh me votë unanime dhe do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.


Video