Si është transformuar DRSHTRR e Vlorës (FOTO)

25 July 2022, 23:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si është transformuar DRSHTRR e Vlorës (FOTO)
DRSHTRR e Vlorës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka transformuar në formë dhe përmbajtje drejtorinë e shërbimeve të transportit rrugor për Qarkun e Vlorës (Bashkitë: Vlorë, Selenicë, Himarë). Kjo drejtori iu shërben 36,622 mjeteve rrugore aktive dhe 58,383 drejtuesve të mjeteve, në një rajonale që e mbylli vitin 2021 me 133,428 shërbime.

“Realitet i prekshëm i një përpjekjeje 2-vjeçare për kushte optimale pune për punonjësit dhe komoditet për qytetarët, për informatizim e siguri, për rikonceptim e lehtësim praktikash, për përmirësime e thjeshtësim procesesh me efekt uljen e kostove dhe kursimin e kohës për përfituesit e shërbimeve”, shkruan DRSHTRR në rrjetin social. Në galerinë më poshtë keni fotot se çfarë gjendje skandaloze pati qenë  DRSHTRR e Vlorës.

 



Video