Shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës, flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave

20 July 2026, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës, flakët rrezikuan

Zjarri i rënë në Njësinë Administrative Odrie, u vendos plotësisht nën kontroll.

Flakët u shuan, duke mos lejuar përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, ndërsa dëme të tjera nuk pati.

Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


Video