Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin

22 December 2022, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin

Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për kërkesën për liri të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit.

Seanca e sotme është shtyrë pasi është zëvendësuar gjyqtari Elis Dine me Elton Frashëri.  Gjyqtari i ri kërkon kohën për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes.

Dy muaj më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimit, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, në moshën 34-vjeçare. Në mars 2017, Tahiri dha dorëheqjen pas publikimit të disa përgjimeve në Itali ku përmendej emri i tij nga Moisi Habilaj.


Video