
Prokuroria e Lushnjës ka sekuestruar pasuritë e tre personave.
Dyshohet se Julian Sula, Demir Licka dhe Fatmir Abdurramani kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme.
Në njoftimin zrytar të dhënë nga prokuroria, bëhet me dije se hetimet ndaj tyre janë nisur në vitin 2021 dhe janë përfunduar në nëntor të këtij viti duke vendosur konfiskimin e pasurive të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të këtyre personave.
1. Pasuritë e sekuestruara të Julian Sulës:
Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:
Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
Pasuria e luajtshme automjet tip "Porsche Cayanne", në zotërim të shtetasit J.S.;
Apartament "Ap. C kati i IV" me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga "Vasil Kuqi", zk 8513.
2. Pasuritë e sekuestruara të Demir Lickës:
Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen "18 Tetor", qyteti Lushnjë;
Automjet tip "Volkswagen Passat" me shasi "EVEZZZ3CZ6E124723", në pronësi të shtetasit D.L.
3. Konfiskimi i pasurive të Fatmir Abdurramanit:
Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.