
U zhvillua sot seanca e radhës paraprake për dosjen "Veliaj", me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë.
Seanca u shty për më datë 5 dhjetor pasi Gjykata pranoi kërkesën e Veliajt për tu njohur me aktet.
Veliaj në seancë ka thënë se i është mohuar e drejta për tu njohur me aktet e dosjes, ndërsa ka theksuar se vendosja e tij në kafaz është trajtim degradues dhe në kundërshtim me KEDNJ.
Më herët, Veliaj i është drejtuar me GJKKO-së që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e dosjes që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen. Veliaj argumenton se nuk i është lejuar që të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në paraburgim.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.