Shqiptari tentoi të përdhunonte studenten në Angli/ Mediat britanike: Jeton i lirë në Shqipëri (EMRI)

17 February 2023, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari tentoi të përdhunonte studenten në Angli/ Mediat
Universiteti i Cambridge në Britaninë e Madhe

Një shqiptar ka tentuar të përdhunojë një studente në Angli në tetor të vitit 2021, por sot ai jeton i lirë në Shqipëri. Kështu raporton media britanike "Daily Mail" duke theksuar gjithashtu se një gjykatë ka dyfishuar dënimin e të riut.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Baftjar Bilalaj i cili sulmoi një studente të universitetit "Cambridge"  gjatë një mbrëmje në tetor të vitit 2021. I riu shqiptar është deportuar në Shqipëri para kohe ku edhe jeton i lirë pa u shqetësuar mbi dënimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bilalaj u dënua nga e Peterborough Crown me tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t'i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte tepër i butë, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.

Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë "i pavlerë" nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.


Video