Po kalonte shampanjë dhe ilaçe kontrabandë/ Ndalohet sërish në Vlorë, Elidon Çela

17 February 2023, 14:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po kalonte shampanjë dhe ilaçe kontrabandë/ Ndalohet
Në foto: Elidon Çela

Elidon Çela, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën rreth 500 mijë euro të fshehura në autobus, por i lënë i lirë nga gjykata, është shoqëruar sërish nga policia, por këtë herë në Vlorë.

32-vjeçari, pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u ndalua sot në pikën kufitare të Vlorës, për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide. Operacioni u krye në bashkëpunim mes Doganës dhe policisë.

Kujtojmë se Elidon Çela administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara shpërtheu në Gjykatë. Ai u shpreh: “Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia,".


Video