
Epidemiologët mendojnë se në dritën e uljes së rasteve të reja dhe situatës së qëndrueshme të shtrimeve në spitale, masat kufizuese në fuqi janë të panevojshme.
Mjeku Ilir Alimehmeti tha për Top Channel se tani mund të konsiderohet nga Komiteti Teknik edhe heqja e orarit të ndalim-lëvizjes, që është nga ora 23 deri në orën 06:00.
Sipas tij, në fuqi kjo masë mund të mbahet vetëm për klabet e natës, ku ka më shumë grumbullime njerëzish.
Alimehmeti tha gjithashtu se të dhënat kanë treguar se ndaj Omicron vaksina ruse Sputnik është më e suksesshmja.
Rastet e reja në Shqipëri kanë rënë me 44 për qind në krahasim me mesin e muajit maj, ndërkohë që është ulur edhe pozitiviteti. Kjo ka bërë mjaft ekspertë që të besojnë se vendi e ka kaluar pikun e infeksioneve.