Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Tahirit? Flet avokati Maks Haxhia

7 February 2022, 21:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Tahirit? Flet avokati

Avokati Maks Haxhia në studion e ‘Të Paekspozuarit’ ka rrëfyer shkurtimisht si ka nisur e gjithë historia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri deri te arrestimi i tij i para dy ditëve. Haxhia tha se vetë prokuroria shqiptare nuk kishte asnjë provë për ta implikuar Tahirin, por më pas sipas organeve italiane emri i tij përmendjen në dosjen e Habilajve si përfitues i bizhuterive.

Në fund sipas tij duke mos e provuar dot përfshirjen e Tahirit në këtë çështje, u hodhën në sulm duke çuar dosjen në gjykatë dhe më pas të ngrihej akuza e trafikimit në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar.

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua vendimi i gjykatës për shpalljen fajtor të ish-ministrit të Brendshëm, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas vendimit të gjykatës për shpalljen fajtor të ish-ministrit të Brendshëm, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se kush duhej kënaqur me burgosjen e Tahirit, Haxhia tha se duhej kënaqur “propaganda se jemi përpara një reforme të suksesshme” dhe të gjitha forcat politike që anatemuan ish-ministrin.

Ju thatë që gjykata me këtë vendim donte të kënaqtë. Kë donte të kënaqte?

Maks Haxhia: Nuk ndodh kurrë, nuk lejohet në asnjë rast kur ka ankim të të pandehurit, që gjykata të vendosë për të rënduar pozitën e të pandehurit. Kjo është gafa më e madhe që ka bërë gjykata. Me këtë vendim u kënaqën të gjithë forcat politike që bënë kallëzimin dhe trumbetuan gjatë të gjithë kësaj periudhe. U kënaqën edhe propaganda që këtu jemi përpara një reforme, reforma po ecën dhe këto janë frytet e reformës, hapi i parë, u thye akulli dhe u çel rruga.

Pra avokat edhe ju e keni idenë që kjo reformë po dirigjohet dhe veprimet po bëhen në atë mënyrë që t’ju mbushet mendja njerëzve që është bërë vërtet një reformë shumë e rëndësishme për drejtësinë?

Maks Haxhia: Nëse reforma është kjo, do të sillte këtë rezultat, atëherë kjo nuk është reformë. Duke ditur çështjen, vendimin dhe pasojën e vendimit, nuk jemi përpara një reforme dhe rezultateve pozitive. Reformën e duam të gjithë, por kjo nuk është rezultat i një reforme.


Video