A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Disa shpërthime të fuqishme janë regjistruar në një gurore në Borizanë të Fushë-Krujës.
Mësohet se banorët e zonës të alarmuar nga tronditjet që kanë shkaktuar shpërthimet kanë njoftuar menjëherë policinë.
Këta të fundit i kanë rekomanduar që denoncimin ta bëjnë në komisariatin e Fushë-Krujës, por banorët kanë refuzuar me arsyetimin se nuk kanë besim.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pas shpërthimeve në guroren e fisit Rraja që futën në konflikt dy fise dhe çuan në dorëheqjen e një deputeti, një ministri dhe shkarkimin e dhjetra policëve në Fushë-Krujë.