Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë kriminale raportohet se është parandaluar pak çaste më parë në qytetin e Vlorës.
Top Channel raporton se persona me rrezikshmëri të lartë që kishin dy mina me telekomandë, të programuara gati për shpërthim në distancë kanë rënë në prangat e policisë.
Ende nuk dihet kush ka qenë objektivi i tyre, ndërsa policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.
Kujtojmë se vetëm tre ditë më parë, po në Vlorë u arrestuar një vrasës i dyshuar me pagesë, që planifikonte të ekzekutonte Inez Hajrullaun. Ai u kap para se të mund të kryente krimin, teksa ishte i pajisur me armë me silenciator, doreza dhe maskë.