Shpërthen bombola e gatimit në Librazhd, plagoset një grua

10 December 2025, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen bombola e gatimit në Librazhd, plagoset një grua
Foto ilustruese

Një incident është regjistruar në lagjen nr.1 të Librazhdit, ku dyshohet se një rrjedhje gazi nga bombola e gatimit ka shkaktuar zjarr në një banesë të marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar lehtë shtetasja B. D., e cila ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Fatmirësisht, dëmtimet e saj janë raportuar të jenë të lehta dhe ajo ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 Zjarri shkaktoi edhe dëme materiale në banesë, ndërsa forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera përreth.


Video