Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, dyshohet se…

10 December 2025, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, dyshohet se…
Durrës

Dy trupa të pajetë janë gjetur ditën e djeshme në Durrës.

Sipas uniformat blu, një 82-vjeçar u gjet i pajetë në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet se shkaqet janë natyrale.

Njoftimi i policisë:

-u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

-u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

 


Video