Shpallet në kërkim 'Rrumi i Shijakut' dhe 'shoferi' i tij, të përfshirë në rrëmbimin e Indrit Beqirajt

4 October 2022, 15:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpallet në kërkim 'Rrumi i Shijakut' dhe
Aleksandër Laho dhe Agron Bejdolli

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për operacionin “Porositësi”, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Ky i fundit është shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë.

Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.

Personat e shpallur në kërkim:

Agron Bejdolli 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.


Video