Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, vdes 42-vjeçari (EMRI)

4 October 2022, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, vdes 42-vjeçari
Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë

Një aksident me vdekje është regjistruar pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Enton Ndini, 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Fushë-Verri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video