Shpallen në kërkim tre vlonjatë, kërcënuan me armë zjarri një 33-vjeçar

5 January 2024, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpallen në kërkim tre vlonjatë, kërcënuan me armë
Foto ilustruese

Tre të rinj në Vlorë janë shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një 33-vjeçar. Ky i fundit ka pretenduar se e kanë kërcënuar me armë zjarri.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak”, njofton policia.


Video