SHOKUESE/ Adoleshentët regjistrojnë momentin kur përplasin qëllimisht për vdekje çiklistin (VIDEO)

20 September 2023, 13:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHOKUESE/ Adoleshentët regjistrojnë momentin kur përplasin

Dy adoleshentë në Las Vegas po filmonin rrugëtimin e tyre, kur shtypën qëllimisht një çiklist në Nevada, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend.

Bëhet fjalë për një ish-polic të Kalifornisë, i cili u shtyp nga 17-vjeçari i cili bashkë me shokun e tij po qeshnin derisa e goditën.

Ata madje dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit para se ta godisnin “a je gati”, duke treguar qartë se përplasja ishte e qëllimshme.

Disa sekonda më pas, viktima fluturon mbi makinë dhe përplaset me forcë në asfalt. Por  pavarësisht se u dërgua në spital mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Adoleshentët e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më në fund u arrestuan.

Mbi ta rëndon aktakuza për vrasje.


Video