Shiu përmbyt rrugët në Durrës, pa energji disa zona në Tiranë

21 Janar 2025, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shiu përmbyt rrugët në Durrës, pa energji disa zona në
Përmbytje në Durrës

Kanë mjaftuar disa çaste shiu që rrugët në qytetin e Durrësi të përmbyten gjatë pasdites së sotme.

Më e rëndë situata paraqitet në rrugët pranë stadiumit të qytetit. Uji ka krijuar vështirësi në kalimin e këmbësorëve, si dhe ka shkaktuar trafik te makinat.

Sakaq, në Tiranë moti i keq duket se ka shfaqur probleme në furnizimin me energji elektrike.

Disa zona në kryeqytet kanë patur ndërprerje të energjisë, ndërsa OSHEE thotë se po punon për rikthimin.


Vox Pop

Video