Sherri në Sarandë, AMP arreston 8 persona, 4 prej tyre policë (EMRAT)

2 January 2025, 19:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri në Sarandë, AMP arreston 8 persona, 4 prej tyre policë
Në foto: Vëllezërit policë, Kidi, Redi dhe Alvaro Sulejmani

AMP ka njoftuar se ka arrestuar katër punonjës policie për sherrin masiv në Sarandë. Ndërsa, në pranga kanë rënë edhe katër shtetas të tjerë.

Ndërkaq, janë vendosur nën hetim për dy vepra penale dy shtetasit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, që ishin edhe të dhunuarit.

Të arrestuar:

Alvaro Sulejmani

Ilkid Sulejmani (shkurt Kidi)

Mihal Sulejmani (shkurt Redi)

Ergis Sulejmani

Kejvi Sulejmani

Shemsho Sulejmani

Kristjan Sulejmani

Delars Duka

Në kërkim:

Igli Duka

Beqir Çoçka

Në gjendje të lire:

Enea Nexhipi

Albion Nexhipi

Të përfshirë në ngjarje nga grupi vëllezërve Nexhipi, por pa akuzë:

I. N
O. B

Njoftimi i AMP

AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, 2 shtetas referohen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Sherri në Sarandë, AMP arreston 8 persona, 4 prej tyre policë



Video