SHERR në Durrës/ Përleshen me punëtorin e pikës së karburantit, arrestohen 2 persona!

23 March 2024, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHERR në Durrës/ Përleshen me punëtorin e pikës së

Dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H. dhe 46-vjeçari H. Gj. janë shoqëruar në polici pas konfliktit me punonjësin 62-vjeçar.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video