Sherr me shkopa bejsbolli në Tepelenë, plagosen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre!

31 July 2026, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me shkopa bejsbolli në Tepelenë, plagosen dy vëllezër

Një sherr masiv ka ndodhur dje mes disa personeve në Tepelenë, pranë një lokali, ku si pasojë tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë mbërritur me tre automjete fuoristradë, ndërsa janë konfliktuar fizikisht dhe me mjete të forta. 

Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, 41, 39 dhe 46 vjeç, të cilët janë goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta.

Më pas, ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt janë shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Video