Sherr me sende të forta në Sarandë, të përfshirë edhe punonjës policie, 2 përfundojnë në spital

2 January 2025, 09:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me sende të forta në Sarandë, të përfshirë
Foto ilustruese

Një konflikt ka shpërthyer në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje me sende të forta.

Dyshohet se motivet e këtij konflikti janë të dobëta. Në këtë ngjarje, kanë qenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë, përveç qytetarëve të tjerë.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, disa shtetas të tjerë, përfshirë punonjës të Policisë jashtë shërbimit, janë shoqëruar gjithashtu për të marrë deklarata dhe hetuar rreth ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Video