Sherr masiv në një berberhane në Vlorë, Policia: U konfliktuan 9 adoleshentë

9 April 2024, 16:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr masiv në një berberhane në Vlorë, Policia: U
Pamje nga vendngjarja

Nëntë adoleshentë të moshave 19 dhe 18-vjeç janë përfshirë në një sherr masiv me 5 të mitur të moshave 14-16 vjeç në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, njofton policia e qytetit, teksa janë shoqëruar të gjithë të pëfshirët në konflikt.

Përplasja ka ndodhur në një berberhane në lagjen “1 Maji” të qytetit, dyshohet për motive të dobëta.

“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia e Vlorës.


Video