Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji, në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha se kjo bazë do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.
Kingji u shpreh se në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse, nevoja për infrastrukturë të qëndrueshme dhe bashkëkohore është tepër e nevojshme.
Ndër të tjera ai theksoi se pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhor, ku kjo bazë do i përgjigjet kërcënimeve të cilat vijnë nga kufiri jugor, baza Ajrore e Kuçovës do të kontribuojë në stërvitjet e aleancës.
“Sot, pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhor, afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes që riafirmon përkushtimin tonë ndaj aleancës.
Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e forcës tonë ajrore. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë bashkëkohore është bërë më e madhe se kurrë.
Kjo bazë do i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga kufiri jugor dhe lindor i aleancës. Baza ajrore e Kuçovës, e vetmja e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, do të kontribuojë në stërvitjet e aleancës”, tha ai duke shtuar se në vijim do të përqëndrohen në një tjetër projekt të rëndësishëm, siç është baza e Porto Romanos.