Sfida Shqipëri-Poloni, sekuestrohen kapsolla dhe flakadanë!

10 September 2023, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sfida Shqipëri-Poloni, sekuestrohen kapsolla dhe flakadanë!

Një grup tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të fusin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike

Sasia u zbulua gjatë kontrollit në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, dhe për parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme në stadiumin “Air Albania”.



Video