Seanca për "Sterilizimin", ish-ministri Beqaj ulet me avokatin në sallën e gjyqit

21 May 2026, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Seanca për "Sterilizimin", ish-ministri Beqaj ulet me avokatin

Këtë të enjte më 21 maj, mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, për të cilën po gjykohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Siç vihet re edhe nga fotoja, Beqaj më në fund është nxjerrë nga kafazi i xhamit dhe sot ulet përkrah avokatit të tij.

Ish-ministri ishte ankuar në GJKKO, sa i takon qëndrimit në kafazin prej xhami duke thënë se kjo kufizon mbrojtjen dhe pengon komunikimin me avokatin. Përpos faktit që sipas tij kufizonte të drejtat e njeriut.

Seanca për "Sterilizimin", ish-ministri Beqaj ulet me avokatin


Video