Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa persona ende të paidentifikuar ka dhunuar mbrëmjen e sotme drejtorin e OSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca, 43-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit.
Burime bëjnë me dije se Perndreca është gjetur brenda në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Edmir Perndreca mban prej me shume se 1 viti poston e drejtuesit të OSHEE.